Senati francez pas 15 orësh debate ka miratuar reformën e pensioneve. Projektligji për pensionet i cili parashikon rritjen e moshës së dalës në pension u votua gjerësisht nga republikanët (LR), Unioni i qendrës, të Pavarurit dhe grupi makronist, me 201 vota pro, 115 kundër dhe 29 abstenime.
Sipas këtij projektligji, mosha e pensionit do të rritet nga 62 vjeç në 64 vjeç.
Ky projektligj u miratua pavarësisht protestave të shumta që kanë shpërthyer në të gjithë Francën.
Autoritetet hekurudhore dhe të metrosë kanë njoftuar se trenat, përfshirë linjat ndërkombëtare, dhe metroja e Parisit do të ndërpriten si dhe një e treta e të gjitha fluturimeve pritet të anulohen në aeroportet franceze.
Vendimi i senatit francez pritet që të miratohet nga Dhoma e Sipërme.