Tragjedia e Greqisë ku u përplasen kokë më kokë dy trena duke lënë 57 persona të vdekur, duket se ka një fajtor. Autoritet në Larisa kanë marrë në pyetje për plot 8 orë stacionistin i cili deri më tani sipas dëshmive dhe provave, është përgjegjësi kryesor i tragjedisë. Në marrjen në pyetje ai ka pohuar se nuk e ka kuptuar gabimin që ka bërë. Deklaratat e tij nuk i kanë bindur autoritetet duke e lënë në burg. Nuk ishte hera e parë që 59-vjeçari jepte urdhra të gabuara pasi pak ditë përpara se të ndodhte ngjarja, një tren tjetër kishte hyrë në linjën e gabuar por fatmirësisht pa dëme.
Në tragjedinë e Larisës, ishte pikërisht 59-vjeçari i cili kishte harruar të aktivizonte çelësin i cili ndërronte shinat në mënyrë që secili tren të shkonte në destinacionin e tij.
Avokati i stacionisitit emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të ligjeve greke është shprehur se ai ka thënë të vërtetën pa u frikësuar nëse këto deklarata do ta çojnë pas hekurave.
Sindikatat greke të hekurudhave janë ankuar prej kohësh për mungesë të standardeve të sigurisë, të cilat i vënë në rrezik si pasagjerët ashtu edhe punonjësit. Prej disa ditësh kanë shpërthyer protestat në Greqi.