Shumë prej nesh përdorin orët inteligjente, por a e dimë saktësisht se sa hapa duhet të ndërmarrim për të përfituar një shëndet të mirë? Mund të kemi lexuar se “numri i artë” është 10.000 në ditë, por kjo nuk është aq e lehtë.
Megjithatë, kërkimet e reja, të botuara në revistën “JAMA Netëork in Nutrition, Obesity and Exercise”, sugjerojnë një synim më realist: Arriti në përfundimin se me 7.000 hapa në ditë zvogëlojmë rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe i hapin rrugë një jete më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Shkencëtarët, nga Universiteti i Masaçusetsit, bënë një studim afatgjatë me 2,110 njerëz, burra dhe gra me një moshë mesatare rreth 45 vjeç, nga viti 2005 deri në vitin 2018. Deri në fund të saj, 3% e pjesëmarrësve kishin vdekur. Ekspertët vërejtën se ata që morën rreth 7,000 hapa në ditë ishin me 50-70% rrezik më të ulët të vdekjes së parakohshme sesa ata që nuk ecnin shumë. Ritmi i hapave nuk dukej të ishte veçanërisht i lidhur me gjendjen shëndetësore të pjesëmarrësve – vetëm numrin e tyre.
Kështu që sa më shumë të ecim çdo ditë, aq më mirë, por nuk ka nevojë ta “teprojmë”, të paktën nëse jemi në të ashtuquajturën moshë të mesme.