Videoja e mëposhtme tregon momentin e përplasjes së dy trenave në Greqi, ku ndërruan jetë 47 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Mediat greke raportojnë se 19 persona rezultojnë të zhdukur.
Bisedat mes makinistëve të trenit Intercity 62 dhe stacionistit të Larisës të bëra publike nga mediat greke tregojnë sesi stacionisti pa e kuptuar i udhëzon të futen dhe të vazhdojnë udhëtimin në drejtimin e gabuar. Sipas burimeve hetimore komandanti i stacionit harroi të që të përdorte çelësin që ndërroheshin binarët dhe nuk e kishte kuptuar që treni kishte hyrë në binar të kundërt dhe më pas e kishte të pamundur që të korrigjonte gabimin e tij në pak minutat e mbetura duke shkaktuar kështu edhe tragjedinë. Shefi i stacioni përpara hetueseve pranoi gabimin e tij fatal dhe tanimë përballet me një akuzë të rëndë për vrasje.
Treni, me të paktën 350 pasagjerë, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt, duke bërë që tre vagonët e parë të dilnin nga shinat dhe më pas të digjeshin së bashku me udhëtarët.
Ngjarja ka shtuar zemërimin e qytetarëve duke shkaktuar edhe protesta dhe përplasje me policinë në Athinë jashtë zyrave të operatorit të trenit Hellenic Train.