Mikel Arteta po planifikon që të bëjë katër blerje të reja në verë, me Arsenalin që pritet të rikthehet në Ligën e Kampioneve.
“Topçinjtë” pritet të rikthehen në kompeticonin më prestigjioz të kontinentit për herë të parë në shtatë vitet e fundit, ndërsa kryesojnë Premier Ligën me 16 pikë më shumë se sa Newcastle i vendit të pestë.
Objektivi kryesor i Arsenalit është mesfushori i West Ham United, Deklim Rajs, i cili ka një vlerë prej 90 milionë eurosh, raporton tabloidi britanik “The Times”. Anglezi është një ndër objektivat e Cvelsit, por “toçinjtë” janë një hap përpara, nisur nga fakti se blutë vështirë të kualifikohen në Ligën e Kampioneve. Me blerjen e tij, Arsenali do të thyejë rekordin për shpenzime në merkato, i vendosur në 2019, me blerjen e Nikolas Pepe për 82 mln euro.
Një tjetër objektiv është mesfushori i Chelsea, Moises Caicedo. Arsenali ofroi për 80 milionë euro, por Braiton nuk e shiti. Arteta është në kërkim edhe të një mbrojtësi të majtë dhe një sulmuesi krahu, e për të gjetur kapitalin e nevojshëm pritet që të bëjë edhe shitje.