Një përplasje e rëndë trenash ka ndodhur mbrëmjen e së martës pak jashtë zonës së Tempes. Autoritetet kanë konfirmuar 32 viktima dhe mbi 85 të plagosur. Përplasja e dy trenave, një treni mallrash dhe një treni pasagjerësh ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm. Treni i pasagjerëve kryente linjën Selanik-Larisa dhe ishte nisur në orën 19:22, ndërkohë që përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00. Tre nga vagonët e tij kanë dalë nga shinat. Raportohet se në trenin e pasagjerëve i cili ishte nisur drejt Athinës udhëtonin 350 persona, hyri në shinat e gabuara.
Policia dhe zjarrfikësit vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit ndërsa kanë nisur hetimet për shkaqet aksidentit.