Tenisti serb Novak Gjokoviç të hënën e nisi javën e 378-të në krye të listës ATP dhe kështu u bë rekordmeni absolut në të dyja garat.
Deri më tani rekordin e mbante gjermanja Steffi Graf me javën e 377-të në krye të listës ATP.
Në listën absolute, Martina Navratilova është e treta me 322 javë, e ndjekur nga Serena Williams, e cila kaloi 319 javë si tenistja numër një në botë.
Vendin e pestë e zë zvicerani Roger Federer me 310, i gjashti Pete Sampras me 286, i ndjekur nga Ivan Lendl me 270 dhe Jimmy Connors me 268, ndërsa amerikani Chris Evert kaloi 260 javë në krye.
Zviceranja Martina Hingis dhe spanjolli Rafael Nadal ishin më të mirët në botë për 209 javë secili.
Me fitoren e Australian Open të këtij viti, Gjokoviç arriti numrin e 22 Grand Slam-it të fituar, duke u barazuar kështu me Nadalin.
Ishte hera e dhjetë që Gjokoviç fitonte Australian Open.