Çdo ditë e re është një fillim i ri. E njëjta gjë vlen edhe për çdo javë të re. Meqë jemi vetëm pak pas kthesës së vitit, le të shohim se çfarë mund të bëhet në mënyrë që të fillojmë javën tonë në mënyrë dinamike dhe të motivuar.
Bëni një listë të asaj që shkoi keq në ditët e fundit
Shkruaj gjërat që nuk shkuan aq mirë ditët e fundit dhe mendo për mënyrat se si mund t’i përmirësosh. Mbaj shënime dhe shkruaj ide të reja që mund të kesh për projekte që dëshiron t’i realizosh. Nëse ndodh dhe lista juaj është shumë e gjatë filloni me tre të parat.
Regjistro detyrat e javës tjetër
Regjistrojini herët (në mënyrë ideale nga e premtja në mbrëmje). Sigurohuni që në fillim të listës të keni vënë çdo gjë që nuk keni pasur kohë për të bërë në ditët e mëparshme, në mënyrë që të keni sa më pak çështje në pritje. Është e rëndësishme të jesh korrekt në detyrimet e tua, por edhe të pushosh.
Organizo hapësirën tënde profesionale
Pavarësisht nëse punoni nga shtëpia ose nga zyra, vendi juaj i punës duhet të jetë i rregullt. Nuk ka asgjë më të keqe sesa kthimi në zyrë të hënën në mëngjes dhe përballja me një peizazh “të bombarduar”, me letra, shënime, kabllo. Të premten, pak para se të niseni për në shtëpi, pastroni zyrën, vini në rregull letrat dhe shënimet. Ky është një proces i shpejtë i cili nuk mund të marrë më shumë se gjysmë ore deri në një orë. Kështu, fundjava juaj do të jetë e lirë nga mendimet dhe streset dhe puna juaj do të fillojë me qetësi dhe organizim.