Një tjetër skenë dhune në futbollin shqiptar. Arbitri Anxhi Lushi është dhunuar gjatë ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës në Kategorinë e Dytë
Në minutën e 52 arbitri ka akorduar një penallti për ekipin mik, por që nuk është pranuar nga vendasit.
Pas protestës së ashpër të disa lojtarëve nga pankina janë afruar disa persona të tjerë që e kanë goditur me grushte arbitrin, të cilët nuk dihet nëse janë pjesëtarë të klubit të Gramshit apo jo. Për pasojë Lushi ka ndërprerë sfidën që edhe njëherë tregoi se dhuna është këmbëkryq në futbollin shqiptar.
Dy javë më parë futbollistët e Shënkollit dhe Delvinës prodhuan një sherr masiv.