Robert Lewandowski është kthyer shumë shpejt në një pikë referimi te Barcelona. Sulmuesi polak ka rigjetur shumë shpejt ritmin te spanjollët, duke qenë lojtari më produktiv i skuadrës këtë sezon, e ku deri tani ka treguar potencialin e tij para portës. Në eliminimin nga Kupat e Europës, Lewandowski ishte shenja më e mirë për Barcelonën në aspektin sportiv, gjithsesi jo për arkat e saj. Sikur të mos mjaftonte dështimi për të mbledhur të tjerë fonde nga UEFA, spanjollët paguan klauzolën e parë në kontratën e 34-vjeçarit. Sulmuesi shënoi golin numër 25 në sezonin debutues dhe në arkat e Bayern Munich do paguhen 1.25 milionë euro, pasi përmbush kuotën e golave në sezonin e parë në “Spotify Camp Nou”
Sulmuesi polak ka shënuar në pesë kompeticionet ku Barça ka marrë pjesë. Ai ka pesëmbëdhjetë gola në kampionat, një turne në të cilin është golashënuesi më i mirë, dy në Copa del Rey, dhe ka shënuar pesë në Champions League, një në Europa League dhe dy në Superkupë. Në kontratën e tij me klubin, e cila zgjat katër sezone, Lewandowski ka të tjerë klauzola. Nëse nuk luan 55% të sfidave në sezonin e tretë, kontrata mund t’i prishet. Që nga mbërritja e tij në “Spotify Camp Nou” për vlerën e 45 milionë eurove, polaku është bërë i domosdoshëm për skuadër edhe jashtë fushës, pasi ka hequr dorë nga paga për të regjistruar futbollistë të rinj në ekip.