Stuhia që ka përfshirë Shtete e Bashkuara të Amerikës ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve, fluturimeve por edhe në jetën e qytetarëve.
Si pasojë e temperaturave të ulëta, është marrë vendimi që shkollat të mbyllen deri sa situata të përmirësohet. Më shumë se 50 milionë amerikanë janë nën paralajmërim për mot të ftohtë, ndërsa stuhia është përhapur edhe në zonat perëndimore dhe lindore të SHBA-së. Trashësia e borës ka arritur në mbi 60 cm ndërsa erërat e forta në 97 km/h.
Më shumë se 700 fluturime brenda dhe jashtë Minneapolis, Denver dhe Chicago u anuluan. Ekspertët kanë bërë të ditur se frekuenca dhe intensiteti në rritje i stuhive të tilla, të ndërthurura me nxehtësi ekstreme dhe periudha të thata, janë simptoma të ndryshimit të klimës.