Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do t’u duhet edhe pak kohë që të lënë pas dimrin e acartë pasi janë përfshirë sërish nga një valë e madh të ftohti. Një stuhi e madhe dëborë ka përfshirë të gjithë pjesën perëndimore të SHBA-ve. Stuhia është shoqëruar me erëra të forta dhe temperatura që kanë shkuar deri në -31 gradë celsius. Sipas metereologëve pritet që trashësia e dëborës të shkoj deri në 1 metër.
Teksa pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po përballet me mot të ftohtë, pjesa e jugut pritet që këtë javë të ketë temperatura rekord. Në disa shtete në jug temperaturat mund të shkojnë nga 37 deri në 40 gradë Celsius. Fundjavën e kaluar disa pjesë të Kalifornisë dhe Sierra Nevadas u përfshinë nga përmbytje.