Dy tërmetet e fuqishme të ndjera ditën e kaluar në Hatay të Turqisë ka shkaktuar 6 viktima dhe ka plagosur mbi 300 të tjerë. Tërmetet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter janë ndjerë edhe në Siri, Egjipt, Liban dhe Qipro.
Dhjetëra banesa janë shembur dhe ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet për persona të mbijetuar poshtë rrënojave. Tërmetet e ditës së djeshme raportohet të kenë pasur një thellësi deri në 10 kilometra.
Tërmetet e ditës së djeshme vijnë pas lëkundjeve të fuqishme të datës 6 shkurt në Turqi dhe Siri ku ndërruan jetë mbi 47 mijë persona dhe u plagosën qindra të tjerë.