Frika dhe vuajtjet nuk fund për Turqinë. Dy tërmete të fuqishëm me magnitudë mbi 6.4 i shkallës Rihter ka goditur zonën e Hatajit. Këto tërmete vijnë pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit ku vetëm në Turqi ndërruan jetë mbi 36 mijë qytetarë. Ajo që raportohet deri më tani është se dy tërmetet kishin një distancë tre minuta nga njëri-tjetri dhe ekspertët raportojnë se nuk kanë lidhje me tërmetet e 6 shkurtit, pra janë tërmete të reja.
Tërmetet e sotme raportohen të kenë pasur një thellësi prej 10 kilometrash. Menjëherë në vendin ku janë ndjerë tërmetet janë dërguar 2 epike të kërkim-shpëtimit por sipas mediave turke ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.