Një grevë 24-orëshe në shtatë aeroporte gjermane, përfshirë Frankfurt dhe Mynih, preku 300,000 pasagjerë. Punëtorët kërkojnë paga më të larta, për këtë arsye kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet do të ketë “kaos”. Sindikata ka bërë presion për një rritje të pagave me 10.5%, ose të paktën 500 euro në muaj.
Kjo është greva më e fundit, pas atyre që kanë goditur ekonomitë e mëdha evropiane, duke përfshirë Francën, Britaninë dhe Spanjën, pasi çmimet e larta të ushqimit dhe energjisë rrëzuan të ardhurat dhe standardet e jetesës pas pandemisë dhe luftës në Ukrainë. Rreth 2,340 fluturime u anuluan në aeroportet e Bremenit, Dortmundit, Frankfurtit, Hamburgut, Hanoverit, Mynihut dhe Shtutgartit, sipas shoqatës së aeroporteve ADV.
Nuk ka një vlerësim të kostos së grevës, por në raste të mëparshme një paralizim I tillë kushton 10-15 milionë euro në ditë.