Në përgjithësi, Shën Valentini i këtij viti do të jetë i bukur për të gjitha shenjat e zodiakut, ashtu si gjithë shkurti. Megjithatë, ka disa përfaqësues të zodiakut që do të jetojnë momente shumë romantike me partnerin e tyre, në një ditë që do të jetë e paharrueshme për ta.
Bricjapi
Valentini i këtij viti nuk është vetëm për të qenë pranë partnerit tuaj, por edhe për të dashur veten. Është koha të besosh në atë që e di se është reale, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë, dhe ta lësh veten të rritet. Pra, pavarësisht nëse jeni vetëm apo në një marrëdhënie, përqafoni vibrimet pozitive të ditës dhe përjetoni momente pasioni apo të zbulimit të brendshëm.
Akrepi
Pasioni juaj gjen një mënyrë për t’u shprehur sot. Është Dita e Shën Valentinit dhe aq sa je i irrituar nga komercialiteti që u kemi dhënë, këtë vit instinkti yt për të shkuar kundër gjithë kësaj nuk është aq i fortë sa në vitet e tjera. Kështu që ju do të mbeteni në krahët e spontanitetit dhe energjisë pozitive. Ky veprim do t’ju çojë në përvoja të mrekullueshme me partnerin tuaj.
Peshqit
Dashuria rrjedh në venat tuaj sot dhe kur ndodh kurrë nuk ngurroni të ndërmerrni veprime të guximshme. Edhe nëse gjendja juaj shpirtërore nuk ka qenë më e mira në ditët e fundit, shoqërimi me partnerin do t’ju bëjë të jeni më të gëzuar. Gjithçka që doni sot është dashuria dhe pasioni në sasi të mëdha. Në fakt, nuk ke pse të përpiqesh fort ‘të ndezësh’ gjakrat mes jush, pasi sharmi dhe joshja rriten dita ditës.