Sipas autoriteteve, numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti ka tejkaluar 28.000 dhe shpresa për gjetjen e shumë të mbijetuarve po zbehet, pasi sot është shënuar edhe dita e shtatë nga rënia e tërmeteve të fuqishme.
Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës, kanë thënë tre grupe shpëtimi.
Media shtetërore turke raportoi për një shpërthim grabitjesh në vendet e prekura, ku të shtunën 48 persona ishin arrestuar për grabitje kryesisht në Hatay. Presidenti i Turqisë, Erdogan tha se do të përdorte fuqitë emergjente për të ndëshkuar këdo që shkel ligjin.