Numri i viktimave që lanë pas tërmetet në Turqi dhe Siri ka shkuar në rreth 18000. Në një kohë kur shpresat për të gjetur të mbijetuar tashmë janë të pakta, OBSH ka ngritur alarmin se një katastrofë e re humanitare mund të ndodhë nëse nuk mbështeten të mbijetuarit që po jetojnë mes të ftohtit e ngricave, pa ujë e ushqime.
Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.
“Kjo mund të shkaktojë hipotermi dhe njerëzit me siguri po vdesin, për fat të keq, edhe për shkak të motit”, tha Kelman.
Në Turqi ndërkaq është rritur vala e zemërimit për cilësinë e dobët të ndërtimeve, ku shumë ndërtesa rrezikojnë të shemben në zonat e prekura nga vala goditëse. Fajtor për këtë bëjnë Erdogan, i cili edhe ai vetë e pranoi se kishte një vonesë në reagim, por që sipas tij nuk e mendonte një që do kishte pasoja kaq të rënda.
Situata më dramatike është në Siri, ku për shkak të sanksioneve ndaj regjimit të Bashar Al Asadd është e vështirë të ndërhyhet për të ndihmuar njerëzit në nevojë emergjente dhe kërkojnë mbështetje për të mbijetuar.