Një rast dramatik është regjistruar në Turqi që e bën atë një histori shumë prekëse, por njëherazi edhe një mrekulli.
Një foshnje është nxjerrë gjallë nga rrënojat pas 60 orësh kërkime. Foshnja vetëm 20 ditësh u nxor shëndoshë e mirë nga rrënojat e banesës ku jetonte.
Mirëpo, ajo që e bën me prekëse ngjarjen, është se në imazhet e publikuara nga ekipet e shpëtimit, është vënë re se foshnja e quajtur Kerem Ağırtaş, mbante në dorë flokët e nënës së tij.
Gjetja e tij rrit shpresat te ekipet e kërkim shpëtimit se ka ende persona të gjallë nën rrënoja, në një kohë kur operacioni i kërkim shpëtimit bëhet edhe më i vështirë.