Presidenti i Ukrainës, mbërriti me një avion ushtarak në Londër në të dytën vizitë jashtë vendit që nga nisja e luftës më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Ai u prit nga kryeministri Rishi Sunak, ndërsa më pas iu drejtua deputetëve me një fjalim në parlament.
“Ne e dimë se Rusia do të humbasë dhe e dimë se fitorja jonë do të ndryshojë botën. Mbretëria e Bashkuar po marshon me ne drejt fitores më të rëndësishme të jetës sonë dhe pasi të fitojmë çdo agresor, i madh apo i vogël, do ta dijë se çfarë e pret nëse sulmon rendin ndërkombëtar”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas përsëriti thirrjen për aleatët perëndimorë që të dorëzojnë avionë luftarakë në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë.
Zelensky falënderoi personalisht ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson se e bashkoi botën kur dukej e pamundur. Më pas, presidenti iu drejtua pallatit Buckingham, ku u takua me mbretin Charls III.