Ti e do shumë, shumë dhe bën gjithçka për të qenë mirë, së bashku dhe të lumtur. Po ai? Çfarë bën? A është edhe ai i dashuruar me ty apo jo? Këto janë tre sjellje që duhet të të bëjnë të mendosh.
Kur ai nuk shqetësohet për ty gjatë kohës kur kryen marrëdhënie seksuale dhe mendon vetëm për veten. Kur ndodh kjo? Kur ai nis marrëdhënien seksuale pa ju pyetur se si ndiheni, apo nëse jeni gati apo kur pas kësaj ai ngrihet gjithmonë dhe ikën.
Kur telefonatat e vetme që ai të bën janë për kohën se kur do të kryeni marrëdhënie seksuale, zakonisht kur ai nuk të kontakton për ndonjë arsye tjetër përveç seksit. Kur atij nuk i intereson se çfarë bën, ku je, si e kalove ditën dhe në përgjithësi të shpërfill.
Në qoftë se ai nuk dëshiron që ju të dilni bashkë, apo refuzon që të dalë me miqtë tuaj dhe gjithçka që ai dëshiron është që të vijë në shtëpinë tuaj ose që ju të shkoni në të tijën.