E gjithë bota është solidarizuar me tragjedinë që ka përfshirë Turqinë dhe Sirinë. Ndërkombëtarët kanë ndihmuar me ekipe-shpëtimi, qen kërkimi, veshmbathje dhe ushqime. E para që ka dërguar ndihma drejt Turqisë dhe Sirisë ka qenë SHBA-ja. Menjëherë pas tyre janë sensibilizuar Serbia, Gjermania, Rumania dhe Spanja që kanë dërguar në terren pajisje dhe qen shpëtimi për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat.
Kina është një tjetër shtet i cili ka nisur ekipet e tij të kërkim-shpëtimit në vendet e prekura nga tërmeti në Turqi.
Gjithashtu edhe më shumë se 140 personel nga marina, ushtria dhe Kryqi i Kuq u nisën me një avion ushtarak nga bazën ajrore ushtarake Santa Lucia, në periferi të Mexico City.
Australia dhe Zelanda e Re u zotuan të ofrojnë ndihmë humanitare për rajonet e goditura nga tërmeti. Ndihmë kanë dhënë edhe Rusia dhe Ukraina të cilat kanë njoftuar se do të ndihmojnë me të gjitha mundësitë që shtetet e tyre kanë.
Edhe qeveria shqiptare nisi drejt Turqisë një mision kërkim shpëtimi për tu ardhur në ndihmë operacioneve që po kryhen pas tërmetit shkatërrimtar.