Gjëja e fundit që na duhet është një punë e përditshme dhjetë minuta në mëngjes, kur e shohim makinën tonë të bardhë nga bora ose akoma më keq me sipërfaqe të akullta në xhama.
Është e rëndësishme të pastroni siç duhet akullin nga makina juaj përpara se të niseni herët në mëngjes. Nëse e drejtoni makinën tuaj me akullin që mbulon xhamin tuaj, mund të rrezikoni veten dhe të tjerët sepse kanw ndodhur shumë aksidente të tilla.
Kodi i Qarkullimit Rrugor thotë qartë se “dritaret duhet të mbahen të qarta dhe pa pengesa në shikim”. Gjatë muajve të dimrit, kjo është veçanërisht e rëndësishme, para se të vozitni, duhet të pastroni akullin (ose borën) nga të gjitha dritaret tuaja, para dhe pas.
Duhet të përdorni ose një lëng që pastron sipërfaqet e xhamit nga bora dhe akulli ose pastruesin e duhur, në mënyrë që të pastroni plotësisht të gjithë sipërfaqen e xhamit të përparmë pa qoshe të fshehura, që zakonisht janë ato që krijojnë rreziqe.
Asnjëherë nuk duhet të përdorni ujë të valë për të shkrirë akullin në makinë. Lëngjet speciale janë më efektive dhe nuk rrezikojnë qëndrueshmërinë e kristalit në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe me uthullën, ju kërkohet ta shmangni atë kategorikisht.
Përtej kësaj, ka edhe… truke të tjera të ndryshme, përdorimi i ujit dhe alkoolit apo antiseptik. Sipas meteorologut Ken Weathers, gjithçka që duhet të bëni është të përzieni 2/3 e alkoolit dhe 1/3 e ujit në një shishe me spërkatje. Pasi të spërkatni këtë xhami, akulli do të zhduket menjëherë.