Dhjetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e disa ortekëve që kanë rënë në malet austriake dhe ato zvicerane përgjatë fundjavës. Raportohet se viktimat ishin turistë nga Zelanda e Re, Kina dhe Gjermania të cilët kanë qenë në disa qendra skijimi.
Autoritetet austriake kanë aktivizuar nivelin e katërt të ortekëve pas reshjeve intensive dhe erës në disa zona. Niveli i katërt i alarmit në Austri nënkupton se mund të krijohen ortekë shumë të mëdhenj.
Skijatorët pa përvojë këshillohen që të qëndrojnë në ambiente të hapura, ndërsa skijatorët me përvojë të qëndrojnë larg terreneve shumë të pjerrëta.
Pavarësisht paralajmërimeve, qendrat e skijimit në perëndim të Austrisë janë plot e përplot me turistë për shkak të pushimeve dimërore.