Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Slloveni. Disa persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar, sipas medias së huaj Sobotainfo.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën drejt Mariborit ku një autobus rumun është përmbysur rreth orës 05:00 të mëngjesit. Hetimet në vendin e aksidentit janë ende në vazhdim, ndërkohë që deri më tani raportohet për 3 viktima dhe shumë të plagosur.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.