Një qen portugez 30-vjeçar ka hyrë në librin e Rekordet Guinness si qeni më i vjetër në botë. Qeni i quajtur Bobi është një racë e pastër Rafeiro do Alentejo e cila ka përgjithësisht një jetëgjatësi mesatare prej 12 deri në 14 vjet. Që nga 1 shkurti, Bobi është 30 vjeç e 226 ditë.
Kjo është vërtetuar nga baza e të dhënave e qeverisë portugeze për kafshët shtëpiake, e cila menaxhohet nga Unioni Kombëtar i Veterinarëve.
Bobi ka jetuar gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, pranë bregut perëndimor të Portugalisë, ku lindën edhe tre vëllezërit dhe motra e tij.
Fëmijët e familjes Costa kanë treguar se kur prindërit dëshironin t’i hiqnin qenushët nga shtëpia, ata e kanë fshehur Bobin në shtëpi dhe i kanë dhënë të konsumonte ushqime që ata vetë hanin.
Familja Costa ka shpjeguar se Bobi ka qenë gjithmonë i shëndetshëm dhe kjo sipas tyre varet shumë nga ambienti i qetë ku ai ka jetuar, por nuk mohojnë edhe faktin që është gjenetike pasi mamaja qenushe e Bobit ka jetuar 18 vjet. Por ‘plakja’ i ka shkaktuar Bobit probleme në ecje si dhe në shikim.