Sot pritet që vendi ynë të përfshihet nga reshjet e shumta të shiut të cilat do të prekin të gjithë territorin. Në zonat malore kryesisht në juglindje do të ketë reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë. Temperaturat parashikohen -1 deri 6°C në zonat malore, -1 deri 12°C në zonat e ulëta dhe 5 deri 12°C në zona bregdetare.