Manchester United është përforcuar me mesfushorin Marcel Sabitzer. Austriaku është huazur deri në fund të sezonit te “Djajtë e kuq:”.
Për drejtuesit e klubit anglez, Sabitzer u gjykua si alternativa më e mirë në orët e fundit të merkatos, ndërsa në Europë ka luajtur në total 443 takime, përfshirë 54 me bavarezët që kur u transferua nga Laipzig në gusht 2021. Me kombëtaren austriake ka qenë në fushë në 68 takime. Këtë sezon ai ka luajtur në 15 takime, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist.
United ishte në një situatë shumë të vështirë për shkak të dëmtimeve të mesfushorëve.
Një prej titullarëve të “Djajve të kuq”, Christian Eriksen u dëmtua në takimin e FA Cup ndaj Riding dhe pas analizave të kryera rezultoi se do të qëndrojë jashtë fushe për 3 muaj.
Donny van der Beek nuk do të jetë i disponueshëm për pjesën e mbetur të sezonit, pasi i është nënshtruar një operacioni në gju, ndërsa Scott McTominai do të qëndrojë nën kujdesin mjekësor për dy javë për shkak të një problem muskulor.