83 viktima pas një pas një sulmi vetëvrasës në xhami, i cili kishte në shënjestër policët në provincën pakistaneze të Peshavarit në Pakistan. Sulmi që kishte si shënjestër policët u krye pikërisht në xhami pasi kjo e fundit ndodhet brenda një zone të selisë së policisë së sigurisë së lartë. Në lidhje me këtë ngjarje po zhvillohet një hetim për të zbuluar mënyrën sesi kamikazi ka hyrë brenda kësaj zone.
Operacioni i kërkim shpëtimit vijon ndërsa besohet se numri i viktimave mund të rritet për shkak se ka ende trupa nën rrënoja. Si pasojë e sulmit janë plagosur mbi 100 besimtarë të cilët po kryenin ritet fetare në xhami.