Një shpërthim i fuqishëm kamikaz në qytetin veriperëndimor Peshawar të Pakistanit ka lënë të vrarë të paktën 25 besimtarë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë. Sulmi vdekjeprurës ka ndodhur në një xhami ku gjatë kohës së shpërthimit raportohet se kanë qenë plot 260 besimtarë duke kryer ritet fetare.
“Kjo ndodhi gjatë lutjeve. Një ndërtesë dykatëshe është shembur”-tha një dëshmitar okular për një kanal lajmesh në Pakistan , duke thënë se ai ishte jashtë xhamisë kur ndodhi shpërthimi dhe fatmirësisht arriti që të shpëtonte.