PSG u befasua në fund nga Remis në “Park de Prins” me sfidën që u mbyll 1-1. Takimi nisi me ritëm me parisienët më kërkues. Por miqtë u mbrojtën mirë, e madje rrezikuan. Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën 51 të lojës. Mesi gjuajti nga limiti i zonës së rreptësisë, topi i devijuar shkoi te Neymar, që e futi në rrjetë.
Tetë minuta më pas, parisienët ngelen me 10 lojtarë, pasi Marko Verati u ndëshkua me karton të kuq. Por edhe pse në inferioritet numerik, vendasit gjetën më shumë hapësira, e madje rrezikuan me kundërsulme. Reims e shtoi ritmin në fund të takimit dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 96 me autor Balogun dhe ngriu “Park de Prins”.
PSG kryeson Ligue 1 pas 20 javësh në kuotën e 48 pikëve, 3 më shumë se sa Lens. Ndërsa Reims shkon në kuotën e 26 pikëve në vend të 11.
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier nuk e fshehu zhgënjimin e tij pas këtij rezultati.
‘‘Do të duhet të merren vendime! Lojtarët punuan mirë këtë javë, por kjo nuk u reflektua në fsuhë. Ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë. Do të merren vendime që të nxitet sërish konkurrenca. Kemi rënë në një zonë komforti. Do të na duhet të shkundim veten”, u shpreh Christopher Galtier.
Tekniku la të kuptohet se është i nevojshëm transferimi i një sulmuesi te parisienët.