Netflix njoftoi vitin e kaluar se po lanconte “Squid Game: The Challenge” si një seri konkursi bazuar në dramën e tij të suksesshme – një serial imagjinar koreano-jugor në të cilin garuesit konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse në këmbim të një çmimi gjigant. Seriali prej 10 episodesh po xhirohet aktualisht në Britaninë e Madhe, por Netflix nuk ka publikuar asnjë detaj të mëtejshëm të prodhimit, shkruan CNN.
Deklarata e së enjtes për CNN, dërguar nga Netflix së bashku me kompanitë e bashkëprodhimit ‘Studio Lambert’ dhe ‘The Garden’, erdhi pas raportimeve në shtypin britanik për kushtet e “zonës së luftës” në xhirime pasi temperaturat ranë nën zero.