Manchester United hodhi një hap drejt finales së Kupës së Ligës. “Djajtë e kuq” fituan me shifrat e thella 3-0 në transfertën e Nottingham Forest, duke harruar dy rezultatet e fundit negative në kampionat. Marcus Rashford ishte sërish vendimtar, me anglezin që frymëzon ekipin e Ten Hagg. Sulmuesi zhbllokoi sfidën në minutën e 6-të, me lojtarin që ngjitet në kuotën e 5 golave në këtë sezon të Kupës së Ligës. Para tij gjendet vetëm Carlos Tevez me 6 realizime. Ndërkaq, Rashford është lojtari i dytë më rezultativ këtë sezon që aktivizohen në gadishull, me 18 gola dhe para tij gjendet Haaland me 31 gola.
Werghorst vulosi rezultatin në 2-0 të pjesës së parë, pas një goditje potente në zonë. Holandezi realizoi golin e parë me fanellën e “djajve” dhe dërgoi United të qetë në dhomat e zhveshjeve.
Në fraksionin e dytë të lojës kishte vend edhe për golin e Bruno Fernandes. Realizim historik për portugezin, kontribuon për golin e 100 me fanellën e Manchester United në të gjithë garat. Mesfushori deri më tani ka shënuar 56 gola dhe dhuruar 44 ASISTIME në 155 ndeshje. Sipas gjasave në finalen e Kupës së Ligës, United do sfidojë Newcastle që ka fituar duelin e parë ndaj Southampton me shifrat 1-0.