A jeni ju një nga ato njerëzit që kanë fiksim kujdesin ndaj lëkurës. Nëse po, kemi një këshillë për ju. Nuk është e nevojshme që të shpenzoni për kremra, por më mirë bëjeni këtë me anë të ushqimit. Më poshtë do ju sjellim disa ushqime që ju ndihmojnë për një fytyrë të pastër dhe pa rrudha që cdo vajzë do e ëndërronte.
Salmoni
E dinit besojmë që në listë do ishte salmoni. Kjo sepse acidet yndyrore omega-3 që përmban salmoni nuk janë të mira vetëm për zemrën tuaj, por gjithashtu i mbajnë membranat e qelizave të lëngshme për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës suaj të butë. Duhet të hani të paktën dy copa salmon të paktën 4 herë në javë.
Vaji i ullirit
Ky vaj i shëndetshëm pasi përmban vitaminë E dhe polifenolë të cilët gjithashtu e bëjnë lëkurën të duket më e re.
Fasule
Njerëzit që hanë fasulet, peshkun, perimet dhe vajin e ullirit kanë më pak rrudha, thotë një studim australian i bërë së fundmi.
Hudhra
Ndoshta nuk do ju pëlqejë shumë, mirë hudhra është e mbushur me antioksidantë për mbrojtjen e lëkurës të quajtur polyphenols, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë dhe molekulat e paqëndrueshme të cilat shkatërrojnë kolagjenin.
Manaferrat
Ato kanë më shumë antioksidantë se çdo frut apo perim tjetër. Këto antioksidantë janë shpëtimtari i lëkurës sonë duke e mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë rrudhat.