Autoritetet italiane kanë nxjerrë përpara drejtësisë bosin e mafies italiane Mateo Messina Denaro. Seanca e parë u zhvillua këtë të enjte, por vetë Denaro nuk ka qenë i pranishëm, pasi duhet të ishte në seancën e kimioterapisë.
Çështja e parë ndaj tij janë dy masakra në fillimvitet ’90 në Itali.
Ditën e djeshme, karabinierët kanë gjetur një bunker nëntokësor që mendohet se përdorej nga bosi i Cosa Nostrës, Messina Denaro. Hyrja e bunkerit ishte fshehur pas një dollapi plot me rroba në një shtëpi që ai e përdorte në Siçili. Sipas gazetarëve italianë Denaro mori nga bosi tjetër Totò Riina, kur ai vdiq në vitin 2017, një bllok me sekretet e 40 viteve të fundit të vrasjeve mafioze.
Nga ana tjetër, shoferi personal i bosit të mafies, personi që e takonte përditë, tha përpara hetuesve italianë se nuk e dinte që punëdhënësi i tij ishte Messina Denaro. “ Vetëm një i çmendur mund ta kishte shoqëruar duke e ditur se ai ishte shefi”, tha Giovanni Luppino për mediat italiane.
Mirëpo, interesante është fakti që Denaro është mohuar edhe nga bija dhe nipi i saj.
“Nuk dua të jap intervista, nuk dua të jem në qendër të vëmendjes. Unë jam një vajzë shumë normale si gjithë të tjerat. Unë dua të mbetem vetëm. Duhet të pretendoni se unë nuk ekzistoj.”, tha ajo në një intervistë për mediet italiane disa vite më parë.
“Kam jetuar prej vitesh me ankthin se do më vrisnin. Më ka nxirë jetën”, ka thënë ai për mediet italiane.
Messina Denaro u arrestua pas 30 vitesh në kërkim. Ai u ka kap në spital ku po kurohej sepse ishte me kancer.