Interi mundi Milanin dhe fitoi edicionin e 35-të të Superkupës së Italisë. Zikaltrit e ngenë trofeun e rëndësishëm për herë të dytë radhazi dhe për herë të shtatë në historinë e tyre.
Në Riad të Arabisë Saudite, zikaltrit e drejtuar nga Simone Inzagi mundën kuqezinjtë e Stefano Piolit me rezultatin 3-0 në një ndeshje pa histori.
Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 10-të të lojës nga Dimarko, që finalizoi pas asistit të Barelës. Pas 11 minutash, Xheko dyfishoi rezultatin duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes kuqezi.
Në pjesën e dytë, pavarësisht se “Djalli” tentoi që të reagonte, nuk ia doli që të thyente prapavijën zikaltër.
Në minutën e 77-të erdhi goditja finale për Milanin. Lautaro Martinez vulosi fitoren me një finalizim të bukur. Në të 92’, Ante Rebic iu afrua golit të nderit, duke goditur traversën.
Festa në stadiumin “Mbreti Fahd” ishte e gjitha zikaltër. Për Inzaghin ky është triumfi i katërt në Superkupë në po aq finale të luajtura, duke barazuar rekordin e vendosur nga Lipi dhe Kapelo.