Një studim i ri ka zbuluar një lidhje shumë të këndshme mes çokollatës dhe menstruacioneve. E dinit se një çokollatë e zezë ju ndihmon që të kaloni dhimbjet e menstruacioneve?
Sipas ekipit të kërkuesve turq, endorfinat e lëshuara nga trupi pas ngrënies së çokollatës ushtrojnë një efekt qetësues dhe anksiolik dhe mund ndihmojnë që të zëvendësojnë marrjen e qetësuesve për ato vajza që përjetojnë simptoma të rënda menstruale. Të njëjtin efekt mendohet të ketë edhe muzika.
Studimi përfshiu 64 studente vajza të moshës 18-25 vjeç nga Universiteti Manisa Celal Bayar, të cilët u ndanë në tre grupe: një grup që konsumoi 40 g ushqim, çokollatë të errët me një përmbajtje kakao prej 60% në tre ditë para periudhës dhe në ditën e parë të saj, një grup i dytë duke dëgjuar një këngë të qetë orkestrale që zgjat 29 minuta dhe 32 sekonda.
Në fund grupi që nuk mori trajtim për simptomat menstruale. Pjesëmarrësit vlerësuan nivelet e dhimbjes dhe ankthit në ditën e parë të periudhës në fillim dhe në fund të eksperimentit.
Rezultatet treguan se…
Dhimbja mesatare u ul nga 10 në 5 në grupin e çokollatës dhe nga 10 në 6 në grupin muzikor, ndërsa mbeti në 6 gjatë gjithë eksperimentit në grupin që nuk konsumoi asgjë.
Nivelet e stresit u reduktuan me 18% në grupin e çokollatës, me 13% në grupin muzikor dhe zero në grupin e fundit.
Studiuesit raportuan se çokollata e errët, ashtu edhe muzika patën një ndikim domethënës në pakësimin e dhembjeve menstruale dhe ankthit te gratë e reja. Mund të përdoren në mënyrë të sigurt dhe të efektshme për të kontrolluar dhembjet dhe ankthin menstruacione. Megjithatë, duhen kërkime të mëtejshme për të nxjerrë përfundime më të forta rreth efektit të tyre.