Nëse jeni një njeri që keni shumë qejf palestrën, atëherë do duhet të dilni jashtë saj, në mënyrë që stërvitja të jetë sa më efektive. Bërja e stërvitjes në temperatura të ulëta është një proces që do ju ndihmoj shumë në qëllimin që i keni vendosur vetes.
Ushtrimet në të ftohtë supozohet se kanë një sërë përfitimesh shëndetësore, që nga forcimi i zemrës e deri te rritja e sistemit imunitar.
Kërkimet e fundit sugjerojnë një përfitim tjetër: zhbllokimi i qelizave dhjamore te njerëzit që mund të kontribuojnë në djegien e më shumë kalorive dhe në ndihmën për humbjen e peshës.
“Mund të djegësh një ton kalorish”.
“Është si një drogë sepse ju mund të ndjeni adrenalinën”, tregojnë disa profesorë të fitnesit.
A është ushtrimi në të ftohtë eliksiri magjik i shëndetit që konsiderohet të jetë?