Numri i personave të vdekur nga sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas Dnjipro, ka shkuar në 25. Lajmin e kanë bërë të ditur institucionet atje ku sipas tyre, përveç viktimave. janë plagosur 72 persona.
Sipas të dhënave, 39 persona përfshirë këtu edhe gjashtë fëmijë kanë arritur që të shpëtohen nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Këshilli i qytetit ka shpallur tri ditë zie, për atë që e ka përshkruar “sulmin më të rëndë terrorist në Dnjipro”, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Ushtria ukrainase beson se ndërtesa është goditur me raketë me rreze të gjatë, Kh-22. Sipas ushtrisë ukrainase, vetëm më 14 janar, Rusia ka kryer tri valë të sulmeve në qytetet ukrainase.