Mijëra diga të mëdha të botës janë kaq të bllokuara me sedimente, saqë rrezikojnë të humbasin më shumë se çerekun e kapacitetit të tyre ruajtës deri në vitin 2050. Ka qenë ky raporti i OKB-së, duke paralajmëruar për kërcënimin ndaj sigurisë së ujit.
Kjo është e rëndësishme, thonë kërkuesit, sepse këto diga të mëdha janë një burim kyç i hidroelektritetit, kontrollit të përmbytjeve, ujitjes dhe ujit të pijshëm anembanë botës.
“Magazinimi global i ujit do të pakësohet, ai po pakësohet tani dhe kjo duhet të merret seriozisht parasysh,” i tha AFP bashkëautor dhe drejtor i institutit të studimit, Vladimir Smakhtin.
Kërkuesit shqyrtuan rreth 50,000 diga të mëdha në 150 vende dhe zbuluan se ato kanë humbur tashmë rreth 16% të kapacitetit të ruajtjes së ujit.
Ata vlerësuan se nëse normat e rritjes vazhdojnë me të njëjtin ritëm, kjo do të rritet në rreth 26% deri në mes të shekullit.
Lumenjtë e lajnë sedimentin në rrjedhën e poshtme të rrjedhës së lumit deri në moçalisht dhe bregdete, por digat e prishin këtë rrjedhë dhe me kalimin e kohës grumbullimi i këtyre depozitave me baltë pak nga pak e pakëson hapësirën për ujë.
Akumulimi i sedimenteve gjithashtu mund të shkaktojë përmbytje në rrjedhën e sipërme dhe ndikon në habitatet e kafshëve të egra dhe popullsitë bregdetare në drejtim të rrymës.
Për të trajtuar sfidat e zvarritur të plakjes së digave dhe sedimentimit të rezervuarëve, autorët e studimit renditin disa masa.
Anashkalimi ose devijimi i sedimenteve, mund ta devijojë rrjedhën e ujit në rrjedhën e poshtme përmes një kanali të veçantë lumor.
Një tjetër strategji është heqja ose “çmontimin” e një dige për të rivendosur rrjedhjen natyrore të sedimenteve në një lumë.