Disa njerëz janë pajisur me durim, kurse të tjerë acarohen shumë kollaj. Ndonëse nuk janë të këqij ose shkaktojnë probleme, shpesh shpërthimet e tyre na vënë në një pozitë të sikletshme.
Nëse keni edhe një person të tillë në jetën tuaj dhe po pyesni veten se si është e mundur që ai të jetë kaq nervoz, ndoshta shenja e tij e zodiakut do t’ju japë përgjigjen.
Bricjapi
Bricjapët e duan lirinë e tyre dhe zemërohen shumë kur dikush përpiqet ta kufizojë atë ose ta kontrollojë atë. Fjalët e tyre, kur kanë nerva, bëhen mjaft të ashpra, ndërkohë që mezi i kontrollojnë ndjenjat.
Demi
Demi mërzitet lehtë. Pasi të vendosin diçka, mendimi i tyre nuk ndryshon dhe do t’i përmbahen asaj, edhe nëse del se është e gabuar. Kur zemërohen, bëhen spontanë dhe çohen në veprime impulsive për të cilat më vonë mund të pendohen.
Akrep
Kur dikush kapërcen kufijtë me një akrep, matuni mirë. Ai shfryn zemërimin dhe asgjë nuk e ndal. Për të arritur të tijën, ai do të bëjë gjithçka dhe nëse dikush kundërshton atë që thotë, ai nuk do të ngurrojë t’i tregojë vendin.