Një person ka plagosur disa persona me thikë mëngjesin e kësaj të mërkure në Gare du Nord, në lagjen e 10-të të Parisit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku agresori hyri në stacion dhe nisi që të qëllonte udhëtarët që ndodheshin në stacion.
Sipas policisë franceze, autori në momentin që ka hyrë në stacion ka nisur që të flasë arabisht. Nuk dihet nëse ky rast ka të bëjë me një sulm terrorist apo është një rast i izoluar.
Agresori ndodhet në spital pasi policia ka qëlluar mbi të pak përpara se ta neutralizonin.
Un individu a blessé plusieurs personnes ce matin à la Gare du Nord. Il a rapidement été neutralisé. Merci aux forces de l’ordre pour leur réaction efficace et courageuse.
— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) January 11, 2023
Gros périmètre de sécurité ce matin à la #GareduNord.
Au moins 5 véhicules des pompiers et de nombreux policiers. pic.twitter.com/tNs4awAtbg
— N.Dillenseger (@ndillens) January 11, 2023