Nëse tani më, po kërkoni pse kur udhëtoni me avion sedilja juaj nuk e ka opsionin që mund të shtrihet, atëherë një gjë e tillë nuk është aq e rastësishme. Bëhet fjalë te klasi ekonomik. Pse, për çfarë arsye opsioni për t’u shtrirë nuk është më në disa avione?
Le të flasim për mënyrën se si funksionon opsioni për të shtrirë sediljen. Në bazë të tij, ka një mekanizëm të fshehur në strukturën poshtë jastëkut tuaj të sediljes që përmban telat që e lidhin atë me butonin që jep komandën dhe një kuti pneumatike që e kthen sediljen në një pozicion vertikal.
Për linjat ajrore, kjo përfaqëson një kosto, së pari nga mirëmbajtja: çdo lloj mekanizmi është i prirur për t’u prishur, qoftë nga konsumimi normal ose sepse pasagjerët nuk i trajtojnë mirë.
Së dyti, ndikon në peshë. Shumica e vendeve moderne kanë një peshë mes 7 deri në 10 kg për person. Çdo peshë që mund të kursehet nënkupton reduktimin e karburantit të nevojshëm për ta mbajtur atë.
Dhe së treti, dhe në një farë mënyre më e rëndësishmja, nuk përbën më një problem për të ndezur diskutime mes pasagjerëve.