Dhjetëra mijëra njerëz në Brazil kanë mbajtur mitingje pro-demokracisë, në një përgjigje ndaj sulmit në Kongres nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro. Në qytetin më të madh të vendit, Sao Paulo, turmat brohorisnin se Bolsonaro duhet të shkojë në burg.
Pjesëmarrja në demonstratën e São Paulo ishte mbresëlënëse teksa turmat mbushën qytetet, duke kënduar, kërcyer dhe brohoritur për drejtësi. Shumë erdhën të veshur me të kuqe, ngjyrat e Partisë së Punëtorëve të Lulës, të tjerë tundnin pankarta ku thuhej “Nuk ka amnisti për puçistët” dhe bënin thirrje për ndëshkimin e përgjegjësve.
Rreth 1500 persona janë arrestuar gjatë trazirave në kryeqytetin Brasília. Ato erdhën një javë pasi Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva u betua pas zgjedhjeve të tetorit që ndanë Brazilin. Lideri i ri 77-vjeçar ka dënuar “aktet terroriste” dhe duke u zotuar të ndëshkojë autorët. Bolsonaro ende nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet ndërsa ndodhet në SHBA i shtruar në një spital në Florida me dhimbje të forta stomaku.