Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola deklaroi se do të jetë e vështirë për të parakaluar Arsenalin në renditje dhe skuadrës së tij mund t’i duhen 100 pikë për të mbrojtur titullin.
Nëse do të kishin fituar, “topçinjtë” mund të kishin shkuar në 10 pikë më shumë se sa ndjekësit e vendit të dytë.
Siti ka një përballjet ë vështirë në mbrëmjen e sotme kundër Çelsit në “Stemford Birxh”.
Nëse fitojnë “qytetarët” mund të shkojnë në pesë pikë larg rivalve të tyre, Arsenalit.
“Mënyra se si diferenca zvogëlohet, është duke luajtur mirë dhe duke fituar ndeshje. Por mënyra se si kanë luajtur deri tani, tregon se Arsenali mund të shkojë deri në 100 pikë në këtë sezon. Nëse vazhdojnë në këtë mënyrë, ne nuk do t’i arrijmë dot. Kështu që do të thoja se duhet të jesh thuajse perfekt, deri në fund të sezonit e të shpresosh që rivalët të gabojnë. Ndaj Njukestëllit ata ishin perfektë, të shikojmë çdo të ndodhë”, u shpreh Guardiola.
“Topçinjtë” nuk e kanë fituar titullin kampion që nga viti 2004. Ata kryesojnë me 44 pikë pas 17 takimesh, kurse Siti ka 36 pikë në 16 javë të luajtura.
Ndërkohë edhe pse Çelsi pritej të ishte kandidate për titull, gjendet e 10-ta në renditje.
Por Guardiola pret një sfidë të vështirë kundër “bluve” të Londrës.
‘‘Luajmë në Premier Ligë, çdo ndeshje është e vështirë. Do të shikojmë se si do të shkojë deri në fund, pas Kupës së Botës shumë gjëra do të ndodhin”, tha Guardiola./ Klan News