Republikanët ende nuk kanë arritur një konsensus për të zgjedhur kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë që zgjedhja e tij të dështoi për të tretën herë.
Sipas mediave amerikane, McCarthy pati sërish kundër 20 ligjvënës. I ashtuquajturi “Grupi i Lirisë”, ku bëjnë pjesë anëtarët më konservatorë të grupit republikan janë vënë kundër tij.
Republikanët kanë 222 ligjvënës dhe McCarthy i duhen 218 vota për t’u zgjedhur kryetar, në rast se të gjithë ligjvënësit e të dy krahëve marrin pjesë në votim dhe askush nuk abstenon. Presidenti amerikan Joe Biden e quajti atë “të turpshme” dhe deklaroi se bota tanimë po shikon atë që po ndodh në SHBA.
Por mungesa e një kryetari ka pasoja të rëndësishme për Dhomën e Përfaqësuesve, derisa McCarthy ose dikush tjetër të zgjidhet për këtë rol, kongresi do të mbetet i bllokuar. Disa republikanë i kanë kërkuar publikisht McCarthy që të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes, por ai është shprehur se nuk do të dorëzohet.
Hera e fundit që Dhoma nuk arriti të zgjidhte një kryetar në votimin e parë ishte në vitin 1923.