Luka Doncic gdhend emrin e tij në historinë e NBA amerikan. Basketbollisti slloven ishte i jashtëzakonshëm në fitoren e Dallas Mavericks ndaj New York Knicks. Për herë të parë në karrierë, Doncic realizoi 60 pikë në karrierë, duke e kompletuar mbrëmjen e tij magjike me një “trible-double” historik.
Përveç numrit të lartë të pikëve, basketbollisti i lindur në Lubjanë kompletoi 21 rebaund dhe 10 asistime, duke ndihmuar edhe Dallas për të marrë një fitore fantastike 126-121 përballë Knicks. Me performancën e tij më të mirë në karrierë, Doncic jo vetëm që rishkruan në librat e rekordeve të Mavericks, por edhe të kampionatit magjik të basketbollit amerikan.
Donçiç bëhet lojtari i shtatë në historinë e NBA që regjistron një triple-double prej më shumë se 50 pikësh në moshën 23-vjeç e 302 ditë, gjithsesi, më i riu që e bën këtë, duke eklipsuar rekordin e mbajtur nga Wilt Chamberlain. Për më tepër ai e bën me më shumë se 20 rebaund, diçka që më parë e ka bërë Chamberlain 1963 dhe 1968 dhe Elgin Baylor 1961.
Doncic gjithashtu iu bashkua James Harden si lojtari i vetëm në historinë e NBA që regjistroi një triple-double prej 60 pikësh. 23-vjeçari është lojtari i parë këtë sezon që shënon 60 pikë, duke eklipsuar nivelin e mëparshëm prej 59 pikësh të mbajtur nga lojtari i madh i Philadelphia, Joel Embiid. Në dhjetë ndeshjet me më shumë se 50 pikë këtë sezon, Doncic i bashkohet Joel Embiid dhe Devin Booker si lojtarët e vetëm që regjistrojnë shumë ndeshje me 50 pikë këtë sezon./ Klan News