Postin e bashkëshortit të saj si Kolonel i Gardës Irlandeze, tashmë do ta mbajë ajo, princesha e Uellsit, Kate Middleton.
Kjo gradë i është dhënë princeshës për arsye se princi i Uellsit, Uilliam do të marrë nga i ati titullin kolonel i Gardës së Uellsit, post që deri më tani e ka mbajtur PMbreti Charles III.
Njoftimi vjen pasi Pallati Buckingham zbuloi gjithashtu se parada e ditëlindjes së Mbretit Charles, e njohur si Trooping the Color, do të zhvillohet më 17 qershor në Londër. Parada për Charles do të përfshijë 1400 ushtarë marshues, 200 kuaj dhe 400 muzikantë.
Nga Pallati Mbretëror është njoftuar gjithashtu se do të ketë edhe ndryshime të tjera.
Princesha Anne mbetet si kolonel i Blue dhe Royals, ndërsa Duka i Kentit është kolonel i Gardës Skoceze.