Arijon Ibrahimoviç ia ka dalë të nënshkruajë një kontratë profesionale me Bayern Munich. 17-vjeçari ka qenë pjesë e moshave të ekipit, teksa pjesëmarrja me ekipin U-19 ka ndikuar tek Nagelsmann. Ky i fundit e ka konsideruar si prurje të re për ekipin e parë.
Shqiptari i Kosovës po bën hapa të rëndësishëm për karrierën e tij. Pozicioni që mund të ketë Ibrahimoviç është në sulm ose pas sulmuesve.
“Arijon Ibrahimovic nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale. I shoqëruar nga familja dhe agjenti i tij, ai mbërriti në Sabener Strasse për të nënshkruar. Ibrahimovic tani do të bëhet anëtar aktiv i ekipit të parë dhe do të stërvitet nën drejtimin e Julian Nagelsmann”, shkruan Bild.