Është e vërtetuar shkencërisht se birra mund të parandalojë disa sëmundje në trupin e njeriut. Birra mbron përdoruesin nga sulmi në zemër, goditjet në tru si dhe sëmundjet e tjera kardiovaskulare. Sigurisht që birra gjithmonë pihet e ftohtë dhe është e vërtetuar se pijet e ftohta mund ta mbajnë zemrën tonë të fortë.
Sipas disa studimeve të ndryshme gjatë viteve, pirja e vetëm një birre në ditë mund të na sigurojë antioksidantë të fuqishëm që ulin kolesterolin LDL (të keq), rrisin kolesterolin HDL (të mirë) dhe parandalojnë grumbullimin e yndyrës në arteriet tona.
Hulumtimet kanë gjetur gjithashtu se polifenolet në birrë (dhe verë) mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit dhe të zvogëlojnë inflamacionin kronik.